Pedagogu Lush Susaj rrëfen episodin e studentit që ngelën në klasë se mori pjesë në protestat e vitit 2018: Kolegu im e ndëshkoi se më mbajti çadrën teksa lexoja një poezi

Pedagogu Lush Susaj, ka rrëfyer një episod nga protestat studentore të viteve 2018-2019, duke sjellë në vëmendje rastin e studentit Selman Porja, i cili, sipas tij, u la një vit pas në studime për shkak të pjesëmarrjes së tij.

Sipas pedagogut, studenti u ngel sepse i mbajti çadrën gjatë leximit të poezisë së një studenti tjetër. Susaj thotë se kur Selman Porja u kthye në klasë, iu drejtuan me fjalët: “Çohu ti, Selman, se je i mirë për t’i mbajtur çadrën Lushit”.

Të lidhura

None found

Pedagogu e konsideron këtë episod si një shembull të mënyrës se si trajtoheshin studentët që ishin përfshirë në protestat e asaj periudhe.

“Është një djalë, po ia them emrin se nuk ka problem. Ai quhet Selman Porja. E kanë ngelur në klasë një vit vetëm sepse mbante çadrën kur po lexoja poezinë e një studenti tjetër. Po binte shi dhe çadrën e mbante që të mos lagej letra. Kur shkoi në klasë, i thanë: “Çohu ti, Selman, se je i mirë për t’ia mbajtur çadrën Lushit”. Po a i thuhet studentit në mes të klasës për kolegun vetë? Sepse në mendjen e tyre, gjatë vitit 2018-2019, ne që e kishim kuptuar çfarë mizorie po i përgatiste kombit shqiptar, ishim armiqtë e shtetit. Edhe sot është i papunë, ka mbaruar për inxhinieri pyjesh, ndërsa sot pyjet digjen se punësojnë patronazhistë”,- tha Susaj.


Shtuar më 11.10.2026 10:56