Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Vigan Qorrolli i është përgjigjur Përparim Ramës me një postim në Facebook, ku ka ngritur pyetje për vizitën e tij në New York, mënyrën e financimit të saj dhe gjendjen e qytetit, që sipas tij është i mbushur me mbeturina e papastërti.
Të lidhura
None found
Qorrolli i kërkon Ramës të bëjë të ditur arsyen e udhëtimit, kush i pagoi biletën, hotelin dhe shpenzimet e tjera, sa ishte fatura e përgjithshme dhe çfarë interesi kishte financuesi.
Ai e ka lidhur çështjen me synimet politike të Ramës për të udhëhequr Kosovën, duke ngritur pikëpyetje për transparencën dhe përgjegjshmërinë e tij para qytetarëve.
Postimi i plotë:
“Përparim Londoni, para se të ëndërrosh për postin e Kryeministrit, trego për udhëtimin në New York: cili ishte qëllimi, kush i pagoi biletën, hotelin e shpenzimet e tjera, sa kushtoi në tërësi dhe çfarë interesi kishte financuesi?
Ndërsa qyteti po mbytet nga bërlloku dhe papastërtia, ti shfaq ambicie për ta udhëhequr Kosovën. Nëse nuk jep llogari për paratë e udhëtimit dhe nuk merresh me mbeturinat në qytetin tënd, çfarë kredibiliteti ke që t’u flasësh qytetarëve për qeverisjen?!
Së pari trego kush e pagoi udhëtimin në New York dhe pastroje bërllokun e qytetit; më pas vazhdo me ëndrrat për Kryeministër!”





