Matoshi i lidh kritikat ndaj Presidentes me përpjekjet për rrëzimin e Hamzës

Adriana Matoshi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar ndaj kritikave të shumta drejtuar Presidentes, duke i lidhur ato me përplasjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, ajo pretendoi se Presidentja nuk është shënjestra e vërtetë e kritikave. Sipas Matoshit, pas tyre qëndrojnë klane të PDK-së që synojnë rrëzimin e Bedri Hamzës dhe e sulmojnë Presidenten nën pretendimin e një marrëveshjeje me Kurtin.

Matoshi iu referua Presidentes edhe me shprehjen “Shiroka Pula”. Ajo ironizoi përplasjet publike mes disa analistëve, të cilët i quajti “fëmijë dhe adoleshentë”, duke thënë se konfliktet brenda PDK-së dolën në pah përmes tyre.


Shtuar më 10.10.2026 21:35