Protestuesit nisën marshimin pasi përfunduan fjalimet te Kryeministria. Sipas njoftimit të bërë më herët, ata po shkojnë drejt Komisariatit 3, ku ndodhet një protestues i ndaluar nga efektivët.
Aktivisti Edison Lika tha se të ndaluarit e tjerë janë liruar, ndërsa Artur Alimadhi, djaloshi që u mor zvarrë gjatë protestës te Parlamenti, ndodhet ende në komisariat. Ai kërkoi lirimin e Arturit dhe u shpreh se marshimi, i udhëhequr nga studentët, po shkon drejt Komisariatit 3 sepse një qytetar, sipas tij, mbahet peng që prej ditës së djeshme.
Të lidhura
None found







