Rey Manaj po kalon një periudhë të jashtëzakonshme me Sivassporin në Ligën e Parë të Turqisë. Në 6 takimet e fundit, sulmuesi shqiptar ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Në ndeshjen e fundit, ndaj Pendiksporit, bomber i lindur në Lushnjë realizoi 2 gola dhe kontribuoi me 1 asist.
Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen edhe të gjigantit botëror “beIN Sports”, i cili publikoi videon e golave dhe e shoqëroi atë me komentin: “Rey Manaj vazhdon me formën e tij të shkëlqyer”.
Të lidhura
None found
Statistikat tregojnë se “pyka” e Kombëtares shqiptare, pavarësisht se është 29 vjeç, po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij.
Edhe me fanellën kuqezi, nën drejtimin e Rolando Maran, Manaj ka lënë gjurmë. Në 4 ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ai ka shënuar 2 gola dhe ka regjistruar 1 asist.





