Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka dëshmuar edhe një herë anën e tij humane, duke ofruar mbështetje për një familje në vështirësi.
Të lidhura
None found
Futbollisti 23-vjeçar ka dhuruar 5000 dollarë për familjen Prelocaj, e cila jeton në Vermosh të Shkodrës dhe po përballet me probleme të rënda ekonomike e shëndetësore.
Familja ka pësuar një humbje të madhe pak kohë më parë, pasi djali i vetëm ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë.
Pasi u informua për situatën, Mitaj reagoi menjëherë dhe e kreu donacionin përmes platformës “GoFundMe”. Shuma synon të lehtësojë sadopak gjendjen e nënës së familjes dhe të tre motrave të të ndjerit.





