Në Maqedoninë e Veriut, temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 2 deri në 10 gradë, kurse vlerat më të larta gjatë ditës do të lëvizin nga 22 deri në 29 gradë.
Të lidhura
None found
Vranësirat do të ndryshojnë gjatë ditës dhe në zona të caktuara do të ketë reshje shiu, të shoqëruara vende-vende me bubullima të rralla. Era do të vijë nga perëndimi, me intensitet të dobët deri mesatar.
Për Shkupin parashikohen vranësira që ndryshojnë gjatë ditës, si dhe shi në pjesë të veçanta të qytetit. Era do të jetë e dobët dhe do të ndryshojë drejtim. Vlera më e ulët e temperaturës do të jetë 6 gradë, ndërsa ajo më e larta do të shkojë deri në 26 gradë.





