Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë nëpër Tiranë

Me përfundimin e fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, turma e protestuesve ka nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa studentët kanë prirë kortezhin.

Destinacioni i parë i marshimit ishte sheshi “Skënderbej”, nga ku protestuesit vijuan lëvizjen në zona të tjera të Tiranës.

Të lidhura

None found

Gjatë tubimit u bë sërish thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në protestat e ardhshme. Për të 132-ën ditë radhazi, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, largimi i qeverisë së tij dhe i gjithë klasës politike.


Shtuar më 9.10.2026 20:38