Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me progresin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai bëri të ditur se vendi ka mbyllur kapitullin e parë të procesit të integrimit evropian, duke theksuar se ky zhvillim përmirëson mundësitë për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim.
Të lidhura
None found
“Shqipëria mbyll kapitullin e parë, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik.
Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama.






