Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar me shqetësim të madh pas ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Në të njëjtin rast humbi jetën edhe vëllai i saj, ndërsa një person tjetër u plagos.
Të lidhura
None found
Sipas RrGK-së, vrasja e një gruaje nga partneri i saj përbën një akt të rëndë dhune dhe nuk mund të justifikohet nga konfliktet apo mosmarrëveshjet e mëparshme.
“Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së një gruaje. Kjo ngjarje rikujton edhe një herë pasojat fatale të dhunës ndaj grave dhe nevojën urgjente për parandalim dhe reagim institucional efektiv”.
Organizata kërkon që rasti të hetohet në mënyrë të plotë, të sqarohen të gjitha rrethanat dhe personi përgjegjës të përballet me drejtësinë.
“Parandalimi i këtyre vrasjeve kërkon angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror, si dhe masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave”.






