Përplasje mes dy automjeteve në aksin Pogradec-Lin, një person i lënduar

Një përplasje rrugore ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në segmentin Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në Spitalin e Pogradecit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të lidhura

None found

Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Shtuar më 9.10.2026 17:49