Cristiano Ronaldo është i bindur se situata e krijuar me trajnerin e kombëtares së Portugalisë, Jorge Jesus, mund të marrë një zgjidhje.
Të lidhura
None found
Sipas The Athletic, deklarata e publikuar nga sulmuesi për gjendjen në përfaqësuese nuk kishte për qëllim të sulmonte Federatën Portugeze të Futbollit (FPF).
Ronaldo synonte të ndante këndvështrimin e tij mbi zhvillimet dhe, përpara publikimit, e kishte vënë federatën në dijeni për deklaratën.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se futbollisti po e menaxhon me qetësi këtë moment. Ndërkohë, kontaktet mes tij dhe FPF-së vijojnë, ndërsa një takim mes palëve mund të zhvillohet së shpejti.
Një burim i The Athletic raportoi se pozita e Jorge Jesusit në drejtimin e kombëtares së Portugalisë nuk është në rrezik dhe se mosmarrëveshja mund të kapërcehet.





