Gjykata Themelore e Kumanovës ka shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm 25-vjeçarin Trajçe Bojkovski nga Staro Nagoriçane, për kryerjen e katër vrasjeve dhe dy tentativave për vrasje ndaj grave.
Të lidhura
None found
Vendimi lidhet me vrasjet e Stançe Karovskës, Janka Antevskës, Marija Marinkovskës dhe Mira Stankovskës. Sipas aktakuzës, ngjarjet kanë ndodhur nga janari i vitit 2025 deri në shkurt të vitit 2026, ndërsa viktimat kanë qenë kryesisht gra të moshuara, të pambrojtura dhe që jetonin të vetme.
Rasti i parë është regjistruar gjatë natës mes 5 dhe 6 janarit 2025, në fshatin Kleçovcë. Vrasja e dytë, sipas të dhënave të çështjes, është kryer mes 5 dhe 7 qershorit të po atij viti, në fshatin Dragomance.
Dosja përfshin gjithashtu dy tentativa vrasjeje në fshatin Çellope. Më 22 korrik 2025, një grua arriti të kërkonte ndihmë dhe ta ndalte sulmuesin. Tentativa e dytë ndodhi më 9 shkurt 2026; Prokuroria thotë se Bogojevski hoqi dorë nga qëllimi i tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/







