Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se duke filluar nga sot, 9 tetor, është hapur periudha e re e aplikimit për Provimin e Jurisprudencës, duke i ftuar juristët e rinj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
Në një njoftim të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka sqaruar se aplikimet do të pranohen deri më 19 tetor 2026, nëpërmjet platformës elektronike e-Kosova.
Të lidhura
None found
Sipas saj, Provimi i Jurisprudencës është planifikuar të mbahet në datat 21 dhe 22 nëntor 2026.
Njoftimi i plotë:
Të dashur juristë të rinj, mirëmëngjes!
Sot e nisim ditën me një lajm të mirë për të gjithë ata që presin mundësinë për t’iu nënshtruar Provimit të Jurisprudencës, pasi sot hapet periudha e re e aplikimit.
Periudha e aplikimit: 9–19 tetor 2026 përmes platformës e-Kosova https://ekosova.rks-gov.net/512
Provimi do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.
Ju inkurajoj që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni në numër sa më të madh, ndërsa ju uroj suksese në këtë hap të rëndësishëm për zhvillimin dhe përparimin tuaj profesional.
Në cilësinë e Ministres së Drejtësisë, mbetem plotësisht e angazhuar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të ndershme, profesionale dhe të mbështetur tërësisht në meritë.
Për informacione të detajuara, mund t’i referoheni faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/
Suksese të gjithëve!




