Në orën 18:00, vajzat e kombëtares shqiptare do të përballen me Uellsin në takimin e parë të fazës Play-Off të Kupës së Botës 2027. Stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pret këtë sfidë të rëndësishme, ku Federata Shqiptare e Futbollit u ka mundësuar tifozëve të pranishëm hyrjen pa pagesë.
Të lidhura
None found
Arritja në këtë raund të një kompeticioni kaq prestigjioz si Botërori përfaqëson një moment të pazakontë për kombëtaren e vajzave. Megjithatë, lojtaret e drejtuara nga Armir Grima synojnë të shkruajnë faqe të re në histori, duke synuar eliminimin e Uellsit dhe avancimin në turin pasardhës.
Takimi i dytë, i cili do të përcaktojë ekipin kualifikues, pritet të luhet më 13 tetor në stadiumin “Parc y Scarlets” në Uells.






