Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës si një vendim konsensual dhe të përshtatshëm për drejtimin e Presidencës.
Sipas tij, Shiroka-Pula prej një kohe të gjatë nuk është më e angazhuar në politikë dhe aktualisht nuk mban asnjë detyrë politike apo zyrtare në PDK.
Të lidhura
None found
“Është konsensuale, sepse znj. Pula është kryetare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK. Është në ASHAK dhe mendoj që është zonjë e qëlluar”, deklaroi Bajqinovci.
Ai shtoi se presidenten e zgjedhur e njeh edhe nga pjesëmarrjet e saj në programe televizive, ku, siç tha, ajo kishte shprehur kritika për privatizimin e KEDS-it.
“Kam pasur fatin ta kem disa herë në emisione. Ka qenë kritike ndaj privatizimit të KEDS-it”, u shpreh deputeti.
Bajqinovci tha gjithashtu se një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjes së presidentes është shmangia e një tjetër cikli zgjedhor në Kosovë.
“Jam shumë i gëzuar që vendi më s’shkon në zgjedhje”, tha ai.




