Deputeti i VV-së: KPK-ja po heton Blerim Isufajn, përmend edhe Përparim Ramën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka komentuar në Facebook zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas pretendimit të tij, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur një hetim ndaj Blerim Isufajt, lidhur me dyshimet se gjatë ushtrimit të detyrës mund të jenë favorizuar persona të caktuar, duke u shmangur ndjekjes penale.

“Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka ‘mbrojtur’ nga ndjekja ligjore disa ‘peshq’ të mëdhenj”, ka shkruar Azemi.

Në postimin e tij, deputeti ka përmendur edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.

Postimi i plotë:

Paska nisë hetimi i KPK-së ndaj Blerim Isufajt, nën dyshimet se ka “mbrojtur” nga ndjekja ligjore disa “peshq” të mdhenjë.

Përparim Rama… tik tak, tik tak…


Shtuar më 8.10.2026 21:33