Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit, i ka përcjellë urimet e tij Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas betimit të saj në këtë detyrë.
Të lidhura
None found
Urimi është bërë publik përmes një telegrami të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, ku Shiroka-Pulës i dëshirohet sukses në ushtrimin e funksionit të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Emiri ka shprehur edhe vullnetin që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Katarit të vijojë të zgjerohet dhe të konsolidohet më tej.
“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.
Mesazhi i urimit nga Emiri i Katarit u dërgua një ditë pas betimit presidencial të Justina Shiroka-Pulës.



