Këtë të enjte, një 25-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament në Durrës. Sipas raportimeve të policisë, është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E.S., 25-vjeçe, ku nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, në apartament është gjetur edhe një fëmijë, rreth 2-vjeç, fëmija i 25-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore.
Të lidhura
None found
Njoftimi plotë i policisë:
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25-vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.







