Kurti uron presidenten Shiroka-Pula pas takimit të parë: Bashkëpunim për prioritetet shtetërore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, në zyrën e saj të re. Pas takimit, ai e ka uruar për detyrën dhe ka publikuar pamje nga takimi, përcjell “Bota sot”.

Kurti ka shprehur vlerësimin e tij për integritetin, dijen dhe përvojën e gjatë akademike e institucionale të presidentes së re, duke theksuar rëndësinë e saj në një periudhë kur Kosovës i nevojitej një figurë që bashkon dhe garanton stabilitet.

Të lidhura

None found

“Është nder dhe kënaqësi që profesoresha Justina Shiroka Pula është presidente e Republikës së Kosovës, si dhe që zhvilluam takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re dhe e ka falënderuar për pranimin e saj në një kohë kur vendi kishte nevojë për një presidente me integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të konsiderueshme akademike e institucionale.

Kryeministri në detyrë ka deklaruar gjithashtu se institucionet do të bashkëpunojnë dhe do të koordinohen për çështjet që u shërbejnë qytetarëve dhe për realizimin e prioriteteve shtetërore.


Shtuar më 8.10.2026 15:30