Situata pranë Parlamentit është përshkallëzuar pasi protestuesit janë përpjekur të kalojnë kordonin e policisë. Në drejtim të tyre është përdorur spraj me piper, ndërsa gazetari Eni Ferhati raporton se policia ka përgatitur autobotin me ujë për të shpërndarë turmën.
Disa protestues, të cilët kanë shfaqur shqetësime nga spraji djegës, janë transportuar me ambulanca në spital për të marrë ndihmën e parë. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë, pasi janë goditur me shishe dhe sende të tjera.
Të lidhura
None found
Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në protestë. Mes tyre janë edhe përfaqësues të disa bashkive që preken nga reforma e re territoriale e propozuar nga PS.







