Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se nga 7 deri më 8 tetor, deri në orën 7:30 të mëngjesit, në Maqedoni janë evidentuar gjithsej 39 zjarre në sipërfaqe të hapura.
Të lidhura
None found
Prej tyre, 35 janë shuar, një është vënë nën kontroll, ndërsa tre vijojnë të jenë aktive.
Një nga vatrat aktive ndodhet në komunën e Çashkës, në afërsi të fshatit Jabollçishtë, në zonën “Bikov Grob”, ku zjarri ka përfshirë pyje ahu, shkurre dhe bimësi të ulët. Vatër tjetër është raportuar në komunën e Likovës, pranë fshatit Strima, në vendin “Guri Kuç”, ku po digjen pyje pishe dhe pyje të ulëta. Zjarr aktiv ka edhe në komunën e Dibrës, afër fshatit Kosovrasti i Epërm, në zonat “Krushno dhe Vlozhno”, ku janë përfshirë pyje të përziera.
Ndërkohë, zjarri i regjistruar në komunën e Studeniçanit, mes fshatrave Draçevicë dhe Cvetovo, në vendin “Kaldired”, ku digjet bimësi e ulët, është nën kontroll./Telegrafi/






