Një defekt në pajisjet e furnizimit me energji elektrike bëri që 63 minatorë të Trepçës të mbeteshin të bllokuar brenda minierës gjatë mbrëmjes së sotme.
Ibishi ka deklaruar se informacioni për incidentin është pranuar rreth orës 19:45 në lagjen Tuneli, ku ishte përfshirë nga flakët trafoja. Sipas tij, ekipet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Të lidhura
None found
Ai ka njoftuar se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë dhe kanë nisur të largohen nga miniera.
Tre prej tyre kanë dalë tashmë, ndërsa pjesa tjetër po vijon rrugën e daljes. Minatorët kanë me vete ushqim dhe pije, ka bërë të ditur Ibishi.
Ekipet emergjente kanë ndërhyrë në zonë, ndërsa situata me zjarrin është vënë nën kontroll.




