Ish-trajneri i Interit dhe Chelsea Antonio Conte është ndër favoritët për të marrë drejtimin e Arsenalit nëse Mikel Arteta shkarkohet.
Pozicioni i Artetas tashmë është i lëkundur pas sezonit të kaluar, por u bë edhe më i diskutuar pasi humbi ndeshjen e parë të Premier League me rezultat ndaj Brentfordit të sapo promovuar.
Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers është më i preferuari, sipas “The Sun”, kurse Conte është menjëherë pas tij
Conte nuk mund të marrë drejtimin e klubeve italiane si shkak i kontratës së tij paraprake me Interin kështuqë Arsenali duket si puna e ardhshme e trajnerit italian.
