Fitoi lotarinë 2 mln dollarë, familja amerikane gjendet e vdekur! Kush janë arsyet

Një familje amerikanë në Kaliforni pasi fitoi një llotari prej 2 milion dollarësh, të gjithë anëtarët e saj janë gjetur të vdekur.

Sipas institucioneve ligjzbatuese atje, bëhet me dije se kjo ishte një vrasje-vetëvrasje e dyfishtë.

Bija e tyre 1 vjeçare Leanne, gjithashtu kishte vdekur pasi policia e gjeti në gjendje të rëndë nga plaga e armës së zjarrit, në shtëpinë e tyre në Calera, në ngjarjen e rëndë të javës që shkoi, raportonte rrjeti lokal KXII .

Tiffani Hill e John Donato u identifikuan si të rriturit të gjetur të vdekur.

Familja e 31 vjeçares Hill, thotë se gruaja ishte viktimë e dhunës shtëpiake.

“Tiffani nuk është ankuar te unë për asgjë, por unë kam folur me nënën e saj,” tha avokatja Theresa McGehee. “Dhe ëma e saj kërkon të tregojë se Tiffani po përpiqej të shpëtonte nga situata e saj.”

Hill kishte fituar llotarinë $2 milionë në një biletë me gërvishtje në nëntor të vitit të kaluar. Më pas ajo ishte martuar me 42-vjeçarin Donato, dhe familja u vendosën në Oklahoma.

“A mund të ketë ardhur konflikti i tyre prej parave? Këtë nuk do të kemi mundësi ta mësojmë kurrë,” tha McGehee kur u pyet për paratë e fituara nga Hill. “Por unë e di se shpesh kjo krijonte konflikte mes tyre.”

Ndërkohë autoritetet po kujdesen për tre fëmijë të tjerë të gruas, dy vajza e një djalë, që jetonin në të njëjtën shtëpi me viktimat./albeu.com/


Shtuar 16.08.2021 19:08