Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i ka përcjellë urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj Presidente, duke ndarë një fotografi të vjetër nga periudha kur të dy ishin pjesë e PDK-së, së bashku me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Të lidhura
None found
Sipas Hoxhajt, imazhi simbolizon një të kaluar të përbashkët. Ai ka shprehur bindjen se Presidentja e re do të ketë një zë të fortë në çështjen e drejtësisë dhe në kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.
“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka shtuar se beson që zëri i saj do të dëgjohet fuqishëm për drejtësinë dhe kthimin në liri të atyre që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Hagë.
