Raportimet më të fundit në media tregojnë se Vllaznia ka dalë e mundur në konfliktin financiar me mesfushorin kroat Amir Kahrimanovic.
Të lidhura
None found
Sipas Dhomës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve pranë FIFA-s, klubi shkodran do t’i paguajë Kahrimanovicit 11.499 euro, si dhe 2.000 euro të tjera në formë interesi.
Futbollisti 27-vjeçar e dërgoi ankesën në FIFA për shkak të pagave të papaguara për muajt prill, maj dhe qershor të vitit 2025. Amir Kahrimanovic iu bashkua Vllaznisë në verën e vitit 2024 dhe luajti vetëm një sezon me ekipin kuqeblu.
Për skuadrën shkodrane, fillimi i sezonit të ri nuk ka qenë aspak pozitiv: vendi i fundit në renditje, ndarja me trajnerin Edi Martini dhe tani edhe një dënim i rëndë financiar.
