Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me San Marinon në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Takimi i përket raundit të katërt të grupit 1 të Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Gazetari sportiv Gentjan Alinani ka publikuar idetë e trajnerit Rolando Maran për 11-shen që pritet të nisë sfidën nga minuta e parë.
Në portë do të jetë Mario Dajsinani. Trajneri Maran e konfirmoi atë edhe gjatë konferencës për shtyp të zhvilluar dje, pasi Sherri mungon për shkak të dëmtimit, ndërsa Berisha është i pezulluar.
Në repartin defensiv pritet të rreshtohen Mitaj, Gjimshiti dhe Kumbulla, me këtë të fundit që mund të marrë vendin e Ismajlit, i cili mbetet në dyshim. Në pozicione më të avancuara do të aktivizohen Pilo dhe Hysaj.
Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë me atë të përdorur ndaj Finlandës. Asllani dhe Ramadani do të pozicionohen në qendër të mesfushës, ndërsa Hoxha e Muçi do të mbështesin Manajn në repartin ofensiv.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
Dajsinani; Mitaj, Gjimshiti, Kumbulla, Mitaj, Asllani, Ramadani, Hysaj, Hoxha, Muçi, Manaj.
