Prokuroria Speciale ka paraqitur aktakuzë ndaj personit me inicialet F.A., i cili dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Mashtrimi”.
Të lidhura
None found
Dosja e aktakuzës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Autoriteti i akuzës pretendon se F.A., nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, ka qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar.
Sipas aktakuzës, synimi i këtij grupi ishte sigurimi i kundërligjshëm i përfitimeve pasurore përmes marrjes së kredive bujqësore në një institucion bankar.
