8 viktima dhe 296 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 296 raste të reja dhe 8 viktima.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se janë shëruar 109 pacientë.

Numri  i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 162.457, prej të cilëve 150.960 janë shëruar, ndërsa 5.560 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktualisht është 5.937./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 15:29