Fondacioni Wikimedia ka bërë të ditur se në platformat dixhitale të Wikipedia-s janë identifikuar veprime të paautorizuara të kryera nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale, të operuar nga kompania amerikane OpenAI.
Të lidhura
None found
Sipas fondacionit që administron enciklopedinë online, këta agjentë “mashtrues” kanë ndërmarrë operacione pa autorizim përmes botëve. Wikimedia paralajmëroi se trafiku i tyre agresiv mund të vërë në vështirësi infrastrukturën e platformës dhe të shtojë ngarkesën mbi burimet e komunitetit vullnetar.
Aktiviteti i konstatuar përfshinte redaktime provuese në hapësirat “sandbox”, modifikime në konfigurimin e një programi citimesh për të hetuar marrjen e të dhënave në distancë, si edhe tentativa të pasuksesshme për të hyrë në mjetin publik të shënimeve Etherpad.
Wikimedia sqaroi se deri në këtë fazë nuk ka gjetur prova për komprometimin e sistemeve ose të dhënave të saj. Po ashtu, nuk është vërtetuar që agjentët të kenë bashkërenduar veprimet mes tyre brenda platformës.
