Blerim Kuçi, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur kundërshtim ndaj partisë së tij lidhur me vendimin për të mos votuar projektligjin për Gjykatën Speciale.
Të lidhura
None found
Kuçi, i cili ka qenë luftëtar i UÇK-së, deklaroi se çështjet nacionale kërkojnë matje me “peshore” të madhe.
“Vendimet për tema të mëdha nacionale, siç është UÇK-ja, maten me kanarin (peshoren) e madh. Kosova nuk është në vitin 1999–2000. Kosova është në vitin 2026–2027. Në cilin vit është LDK-ja sot dhe me cilin kanar po peshon?”, u shpreh Kuçi.
Xhafer Gashi dha dorëheqje nga anëtarësia e partisë pas vendimit të LDK-së të marrë sot.
