Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të emërojë në postin e nënkryetarit Sara Goxhajn dhe ish-deputetin socialist Sadi Vorpsi.
Emërimi shënon rikthimin e Goxhajt në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku ajo ka punuar edhe më parë. Në të kaluarën, ajo ka mbajtur gjithashtu kompetencat e kryetares së komanduar pas largimit të Anuela Ristanit.
Të lidhura
None found
Pas një shkëputjeje nga politika, Sadi Vorpsi rikthehet në administratën publike. Ai drejtoi detyrën e prefektit të Tiranës gjatë viteve 2013-2017, përpara se të shërbente si deputet i Partisë Socialiste.
Pas këtyre ndryshimeve, drejtimi i Bashkisë së Tiranës përfshin katër nënkryetarë: Sara Goxhaj, Sadi Vorpsi, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra.
