Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pasi u shqyrtuan gjithsej 22 pika të rendit të ditës.
Të lidhura
None found
Pas mbylljes së saj, deputetët nisën të largohen nga salla plenare.
Deputetët e VV-së dhe të LDK-së e kanë lëshuar sallën, ndërsa aty kanë vijuar të qëndrojnë përfaqësuesit e PDK-së dhe të Aleancës.
Ndërkohë, jashtë objektit të Kuvendit, protestuesit kanë vendosur barriera metalike për të penguar daljen e deputetëve të legjislaturës së 11-të.
Ata kanë kërkuar që deputetët të mos lejohen të largohen përmes asnjë daljeje të Kuvendit të Kosovës.
Protestuesit kundërshtojnë largimin e deputetëve pa u votuar në lexim të dytë Ligji për Specialen.
