Zbulohen armë, eksploziv dhe municion në banesën e një 33-vjeçari nga Shkupi

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti të paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme armësh, municioni dhe materialesh shpërthyese, posedimi i të cilave është i ndaluar për qytetarët. Sipas Prokurorisë Publike të Shkupit, bëhet fjalë për një granatë dore “M75”, me sfera metalike të integruara me diametër rreth 2 mm dhe veprim copëzues, 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë “Cërvena Zastava” të kalibrit 7.65 mm me karikator me shtatë fishekë, një pistoletë “Bereta” me karikator që përmbante gjashtë fishekë, si dhe rreth 7 gramë marihuanë.

Gjatë bastisjes u gjet edhe çelësi i një motori, për të cilin policia ka të dhëna operative se është përdorur në kryerjen e një vepre penale të vrasjes.

Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshëm paraburgimin për garantimin e zhvillimit të papenguar të procedurës penale, prokurori publik kërkoi vendosjen e kësaj mase më të rreptë.


Shtuar më 4.10.2026 15:25

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/sekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis giriş