Oriola Marashi ka pozuar së fundmi më të brendshme të zeza duke “turbulluar” rrjetin me format e saj dhe hijeshinë që e karakterizon.
Por jo vetëm kaq edhe mbishkrimi në fotot e modelës mori mjaft vëmendje.
“Frymëzimi yt i përditshëm”, shkruan Oriola dhe duke ditur se ajo dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund lidhjes të gjithë e marrin me mend drejtimin e këtij mesazhi “thumbues”.
“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, ishte shprehja që Eros Grezda shpërndau vetëm pak ditë më parë në InstaStory dhe nuk u desh më shumë për të kuptuar se gjërat nuk po shkojnë mirë me modelen, më pas u vu re se ata nuk ndiqeshin as në Instagram./albeu.com/