Arianit Koci kritikon vonesat për zgjedhjen e presidentit: Afati përfundon më 6 tetor

Avokati Arianit Koci ka reaguar për procesin e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke rikujtuar se afati ligjor për përfundimin e këtij procesi skadon më 6 tetor.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi, Koci shprehu shqetësimin se deri tani nuk është bërë i ditur asnjë kandidat për këtë pozitë. Sipas tij, presidenti duhet të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Kanë mbetur edhe dy ditë deri më 6 tetor, kur përfundon afati për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ende nuk kemi një emër”, shkroi Koci.

Ai theksoi se kandidati duhej të ishte bërë i ditur me kohë, bashkë me arsyetimin për propozimin e tij. Koci vlerësoi se tashmë është vonë që procesi të zhvillohet në mënyrë serioze dhe kundërshtoi mundësinë që presidenti të dalë papritur.

“Presidenti do të na përfaqësojë të gjithëve. Duhej ta dinim me kohë se kush propozohet dhe përse. Tashmë është vonë për një proces serioz, ndërsa zgjidhja nuk është që të na nxjerrin një president prej zarfit”, deklaroi ai.

Koci e mbylli reagimin me kritika ndaj atyre që, sipas tij, e kanë çuar situatën deri në këtë pikë, duke thënë se shteti nuk mund të udhëhiqet përmes befasisë.


Shtuar më 4.10.2026 10:52

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetbetparkesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet