Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe takimet mes liderëve të partive, të zhvilluara në kuadër të zgjedhjes së presidentit.
Sipas Ramadanit, fillimisht LDK-ja dhe më pas PDK-ja ranë në atë që ai e cilëson si “lojën e Kurtit”. Ai ka thënë se bëhej fjalë për një manovër dhe manipulim, ndërsa i ka konsideruar gabim qëndrimet e të dyja partive. Në të kundërt, sipas tij, Aleanca ruajti një qëndrim të drejtë.
Të lidhura
None found
Ramadani ka vënë në dyshim edhe synimin e takimeve të zhvilluara mes krerëve politikë, duke pretenduar se ato nuk janë organizuar për të arritur një marrëveshje.
Ai ka deklaruar se ishte e gabuar të besohej në vullnetin e mirë të Kurtit, pasi takimet, sipas tij, kanë shërbyer për të fituar kohë dhe për realizimin e fotografive, e jo për të gjetur një zgjidhje.
Deputeti ka theksuar se Aleanca ishte e vetmja forcë politike që e kuptoi që në fillim strategjinë e Kurtit dhe nuk ndryshoi qëndrim gjatë gjithë procesit.
Ramadani ka shkruar se Aleanca nuk u lëkund nga fillimi deri në fund dhe, sipas tij, ishte e vetmja që e tha të vërtetën.
