Kosova përballet me Austrinë pa tre titullarët e ndeshjes ndaj Izraelit

Kosova pritet të zbresë me një formacion të ndryshuar në duelin e sotëm kundër Austrisë, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku synimi mbetet vazhdimi i rezultateve të mira para tifozëve vendas.

Të lidhura

None found

Trajneri Franco Foda ka vendosur të lërë jashtë formacionit bazë tre futbollistë që e nisën nga minuta e parë takimin e fundit të Kosovës ndaj Izraelit.

Dion Kacuri, Muharrem Jashari dhe Milot Avdyli nuk do të jenë pjesë e 11-shes startuese të “Dardanëve” në përballjen me Austrinë.

Edhe pse të tre lojtarët u aktivizuan në sfidën e kaluar kundër Izraelit, Foda ka bërë zgjedhje të tjera për këtë takim, i cili pritet të jetë më i vështirë për përfaqësuesen kosovare.

Përballë Kosovës do të jetë një prej ekipeve më të forta të grupit, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” shihet si një prej faktorëve që mund t’u japë avantazh “Dardanëve”.

Me formacionin e ri, Kosova do të kërkojë të përfitojë nga përkrahja e madhe e tifozëve dhe të regjistrojë një tjetër rezultat pozitiv në shtëpi.


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişhttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbet