Gjatë episodit të katërt të podcastit “Flasim”, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar se qeveria po punon për krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe.
Ai bëri me dije se puna për ngritjen e Këshillit ka nisur, ndërkohë që ideja u propozua gjatë një takimi me një grup prindërish.
Të lidhura
None found
Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se ai së bashku me qeverinë po bëjnë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve mes institucioneve me femijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre.
Ai theksoi se, Keshilli Kombëtar, do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues të institucioneve, prindërve e mësuesve.
“Qeveria dhe unë personalisht po bëjmë përpjekje për të hyrë në një fazë të re të marrëdhënieve të institucioneve me fëmijët me aftësi ndryshe dhe familjet e tyre, duke angazhuar pikërisht prindërit që janë në pararojë të kësaj përpjekjeje. Ne duam të bëjmë më të mirën duke krijuar në radhë të parë një Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe dhe pastaj duke vijuar më tutje përmes udhëheqjes, orientimeve dhe sugjerimeve të këtij Këshilli, që do të ketë në përbërjen e vet përfaqësues të institucioneve, prindërve dhe mësuesve”, u shpreh kryeministri Rama.
