Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Videot intime të personazheve publikë që janë shpërndarë në internet u diskutuan në pjesën e parë të emisionit “Goca dhe Gra”, në Top Channel.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, Ema Andrea tregoi se kishte komunikuar me Monika Lubonjën dhe përshkroi gjendjen e saj si shumë të rënduar. Ajo kërkoi që ndaj personave të përfshirë të mos ushtrohet linçim publik.

“Kam pasur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, por kaq mund të them, sepse nuk dua të cenoj besimin e saj. Është shumë e rëndë t’i hedhësh edhe më shumë gurë sipër. Nëse duan, mund të dalin publikisht dhe të tregojnë versionin e tyre. Për këtë arsye këmbëngul që të mos i shohim gjërat vetëm bardhë e zi. Nuk bëhet fjalë për viktimizim”, u shpreh Ema Andrea.

Ajo foli gjithashtu për martesën dhe theksoi nevojën për forcimin e institucionit të familjes. Sipas Andreas, vendimi për t’u martuar duhet të merret me kujdes dhe pas një vlerësimi të plotë.

“Tradhtia nuk është diçka e bukur, ashtu siç nuk është as e drejtë dhe morale të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mund ta detyrojmë një person të jetojë në gënjeshtër vetëm sepse ka bërë një gabim. Martesa duhet të merret seriozisht dhe vendimi për të duhet të peshohet mirë, ose të mos merret fare. Nuk mund të bësh fëmijë dhe më pas të largohesh, pasi ke marrë nga koha e familjes dhe e bashkëshortes”, tha ajo.


Shtuar më 3.10.2026 22:05

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahishttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegel