Gjilani sensibilizon për Tetorin Rozë: Futbollistët bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta

Klubi i futbollit Gjilani është bërë pjesë e fushatës së Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke përcjellë mesazhe për kujdesin shëndetësor dhe rëndësinë e diagnostikimit në kohë.

Të lidhura

None found

Në një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, bëhet thirrje që kontrollet mjekësore të mos lihen për më vonë dhe që shëndeti të trajtohet si përparësi.

Në nismë kanë marrë pjesë futbollistë të Gjilanit, së bashku me persona të tjerë të njohur nga jeta publike, të cilët kanë dhënë mesazhe sensibilizuese përmes thirrjeve të drejtpërdrejta.

Kapiteni Armend Thaqi u bëri apel qytetarëve: “Mos prit të shfaqen shenjat, kontrollohu me kohë”.

Futbollisti Ardian Limani e vuri theksin te përgjegjësia ndaj vetes dhe familjes, duke thënë: “Për veten, për fëmijët, për familjen. Mos e shtyj kontrollin”.

Ndërkaq, Hamdi Namani përcolli mesazhin: “Fol, pyet, kontrollohu. Heshtja nuk është mbrojtja”.

Me këtë fushatë, Gjilani ka përdorur ndikimin e tij në sport për të nxitur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe për të rikujtuar se kontrollet në kohë, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për shëndetin, janë thelbësore.


Shtuar më 3.10.2026 22:03

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahishttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegel