Përplasje në Gjoricë, banorët bllokojnë punimet e “Gjorica Solar Park”: Na thanë 1 hektar, tani dalin 42.5!

Projekti “Gjorica Solar Park” ka nxjerrë në protestë banorët e Gjoricës së Poshtme, të cilët thonë se rrezikojnë kullotën dhe burimin e jetesës. Ndërhyn policia, disa persona shoqërohen në komisariat ndërkohë nënkontraktori thkeson se ka kontratë dhe leje ndërtimi.

Nisja e punimeve për parkun fotovoltaik “Gjorica Solar Park” në Gjoricën e Poshtme të Bulqizës është përballur këtë të shtunë me kundërshtimin e banorëve, të cilët kanë bllokuar ndërhyrjen në tokën që e konsiderojnë kullotë të përbashkët të fshatit, transmeton Albeu.com.

Të lidhura

None found

Përplasja mes banorëve dhe përfaqësuesve të subjektit nënkontraktor ka sjellë ndërhyrjen e Policisë së Bulqizës. Pas tensioneve, disa banorë dhe përfaqësuesi i nënkontraktorit janë shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime.

Në qendër të konfliktit qëndron përdorimi i një sipërfaqeje prej 42.5 hektarësh, për të cilën banorët pretendojnë se shërben prej brezash për kullotjen e bagëtive. Ata kundërshtojnë mënyrën e prezantimit të projektit “Gjorica Solar Park” dhe thonë se zënia e kësaj hapësire do të godiste drejtpërdrejt ekonominë e familjeve të tyre.

Banorët: “Na thanë një hektar, tani po del 40”

Sipas banorëve, në fazën fillestare u është kërkuar dakordësia për përdorimin e rreth një hektari tokë. Më pas, thonë ata, kanë mësuar se sipërfaqja e përfshirë ishte shumëfish më e madhe.

“Na thanë për një hektar, por tani po del 40 hektarë. Po na nxjerrin jashtë, nuk kemi ku të çojmë bagëtinë”, është shprehur një prej tyre.

Banorët deklarojnë se në këtë zonë kullosin qindra krerë bagëti. Njëri prej tyre përmend rreth 800 krerë, duke ngritur shqetësimin se rrethimi i tokës për instalimin e paneleve do t’u hiqte hapësirën ku mbështetet aktiviteti i tyre blegtoral.

Sipas komunitetit, kjo sipërfaqe është përdorur si kullotë e përbashkët prej më shumë se 200 vitesh.

Banorët thonë se mbi 80 kryefamiljarë kanë firmosur kundërshtimin ndaj dhënies në përdorim të tokës që e quajnë “mera e fshatit”.

Kundërshtimi është shoqëruar edhe me hapa për përfaqësim ligjor. Më 17 prill 2026, një grup familjesh kanë firmosur në Peshkopi një prokurë të posaçme, duke autorizuar avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi të ndjekin procedurat administrative dhe gjyqësore lidhur me projektin.

Përfaqësimi përfshin kërkimin e dokumentacionit institucional për sipërfaqen prej 42.5 hektarësh, pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bulqizës dhe ndjekjen e çështjes në gjykatë.

LEXO EDHE: Banorët gati për protesta, projekti Solar Park Gjoricë në pikëpyetje!

Banorët: Dokumentet i kemi dorëzuar në SPAK

Gjatë kundërshtimit në terren, banorët kanë deklaruar se i janë drejtuar edhe SPAK-ut për shkeljet që pretendojnë në procedurat dhe dokumentacionin e projektit.

Një prej tyre tha se institucioni u ka konfirmuar marrjen e dokumenteve.

Megjithatë, në informacionin e paraqitur nuk ka konfirmim zyrtar për nisjen e një hetimi penal apo konstatimin e shkeljeve. Dorëzimi i dokumentacionit nga banorët nuk dëshmon, në vetvete, se pretendimet e tyre janë vërtetuar.

Kompania: Kemi lejen e KKT-së, punimet do të vijojnë

Përfaqësuesi i nënkontraktorit ka mbrojtur ligjshmërinë e ndërhyrjes, duke deklaruar se kompania ka kontratë me investitorin dhe dokumentacionin përkatës.

“Jemi përfaqësues të firmës, kemi një kontratë me investitorin… bashkëngjitur me kontratën është vendimi i KKT-së për lejen e ndërtimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, subjekti kishte mbërritur për parcelimin dhe rrethimin e sipërfaqes, ndërsa punimet pritet të vijojnë në ditët e ardhshme.

Projekti “Gjorica Solar Park” është miratuar me vendimin nr. 41, datë 29 maj 2024, të Këshillit Kombëtar të Territorit. Dokumentacioni teknik i përmendur parashikon kapacitet të instaluar prej 40 MW dhe një sipërfaqe të përgjithshme projekti rreth 401 mijë metra katrorë, afro 40 hektarë. Panelet zënë mbi 158 mijë metra katrorë, ndërsa parashikohet edhe infrastruktura elektrike shoqëruese.

Për banorët, shqetësimi mbetet fati i kullotës dhe jetesa e familjeve që varen prej saj. Ata paralajmërojnë se do të vijojnë kundërshtimin në terren dhe ndjekjen ligjore deri në sqarimin e pretendimeve.

“Ne, si njerëz, si qytetarë, si fshatarë dhe si zotër të kësaj toke, nuk do të ikim”, është shprehur një prej tyre. /albeu.com/


sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbet girişMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişjojobet girişbahsegeljojobet girişMarsbahishttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabetbahsegel