Tragjedi në Houston: nëna vret vajzën 4-vjeçare dhe ndërron jetë pas vendimit për kujdestarinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Houston të Teksasit, ku 35-vjeçarja Cibelle Savella qëlloi për vdekje vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas veten, pak orë pasi kishte humbur betejën ligjore për kujdestarinë e fëmijës.

Të lidhura

None found

Sipas mediave amerikane, Savella duhej t’ia dorëzonte të bijën, Vivian, ish-bashkëshortit Aaron Savella, të martën në mbrëmje. Por, në vend që të shkonte me të, ajo u kthye në banesën e saj në Houston, ku qëlloi vajzën dhe më pas veten.

Autoritetet e Houstonit konfirmuan se gruaja kishte marrë pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë vetëm disa orë përpara tragjedisë.

“Seanca për kujdestarinë u zhvillua më herët gjatë ditës dhe rezultati nuk ishte në favor të nënës. Ajo u kthye në shtëpi, qëlloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe më pas veten”, tha togeri i policisë Larry Crowson.

Savella u transportua fillimisht në spital, por humbi jetën një ditë më vonë. 35-vjeçarja, me origjinë nga Brazili, ishte divorcuar nga Aaron në nëntor të vitit 2024, pas rreth katër vitesh martesë. Pas divorcit, ish-bashkëshortët ishin përfshirë në një konflikt të ashpër ligjor për kujdestarinë e vajzës.

Rreth tetë orë para ngjarjes, gjykata kishte vendosur masa të tjera kufizuese ndaj nënës.

Dokumentet e cituara nga mediat amerikane tregojnë se Savellës iu ndalua të komunikonte me Vivian në portugalisht, përveç rasteve kur pranë tyre ndodhej një mbikëqyrës që e fliste këtë gjuhë. Ajo gjithashtu nuk mund të merrte pjesë në aktivitetet shkollore apo jashtëshkollore të vajzës dhe u urdhërua të paguante detyrimet për mbështetjen e fëmijës, si edhe gjysmën e shpenzimeve mjekësore që nuk mbuloheshin nga siguracioni.

Arsyet që e shtynë gjykatën të vendoste këto kufizime ndaj nënës nuk janë bërë publike.

Familjarët e Vivian thanë se janë të shkatërruar nga humbja e saj.

“Vivian ishte 4 vjeçe. Ajo ishte e dashur pa kufi nga babai i saj, Aaron, dhe nga të gjithë njerëzit që patën një ndikim në jetën e saj”, u shprehën familjarët.

Sipas tyre, Aaron kishte ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe kishte zbatuar çdo urdhër të gjykatës.

“Të martën, një gjykatës e vendosi Vivian nën kujdesin e tij kryesor dhe ajo duhej të shkonte në shtëpi me të po atë mbrëmje. Por kjo nuk ndodhi kurrë.”

Charlotte Rainwater, avokatja e Aaron Savella, deklaroi se familja është “e shkatërruar” nga kjo ngjarje.

“Kam ushtruar të drejtën familjare për 28 vjet dhe nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë”, tha ajo, duke shtuar se askush në sallën e gjyqit të martën nuk e kishte menduar se situata mund të përfundonte në këtë mënyrë.


Shtuar më 3.10.2026 20:27

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet