Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Modelja Negisa Dido ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, të moderuar nga Erjona Rusi, ku rrëfeu përvojën e saj në “She’s on Top”, kompeticion që e përfundoi si fituese. Ajo tha se në fillim prindërit nuk e kishin mbështetur pjesëmarrjen, pasi druheshin se mund të zhgënjehej, por më vonë qëndruan fuqimisht në krah të saj.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, Erjona Rusi e pyeti gjithashtu për zërat që e lidhin emrin e saj me edicionin e gjashtë të “Big Brother VIP Albania”.

Dido tregoi se e ka ndjekur gjithmonë këtë reality show dhe se, që kur ishte e vogël, e ka imagjinuar veten si një prej banoreve të tij. Megjithatë, modelja pranoi se ende nuk është e sigurt nëse është gati për një eksperiencë kaq të madhe. Sipas saj, formati sjell përfitime të rëndësishme, por kërkon maturi, durim, korrektësi dhe guxim.

Pjesë nga intervista:

Erjona: Me afrimin e “Big Brother VIP” nis edhe qarkullimi i emrave të ndryshëm në portale. Mes tyre është përmendur edhe emri yt. Ke ndonjë informacion?

Negisa: E kam parë edhe unë që emri im është përfolur shumë.

Erjona: Po përtej thashethemeve, a ka diçka të vërtetë? A do të jesh pjesë e këtij edicioni të “Big Brother VIP”?

Negisa: Nuk mund të jap një përgjigje të prerë.

Erjona: Pra, na pret një surprizë?

Negisa: Jam në pritje të një ftese.

Erjona: Po pret ftesën? A do të të pëlqente ta provoje këtë eksperiencë?

Negisa: Duke lënë mënjanë shakatë, “Big Brother” ka qenë gjithmonë pjesë e gjërave që kam ndjekur. E shikoja edhe kur isha e vogël dhe e imagjinoja veten brenda atij formati. Por aty duhet të jesh tepër e matur dhe e duruar. Nuk e di nëse jam gati të përballem me një eksperiencë kaq të madhe si “Big Brother”. Është një show që ofron vërtet përfitime shumë të mira, por njëkohësisht kërkon të jesh korrekte dhe shumë e guximshme. Unë jam një person shumë i drejtë.


Shtuar më 3.10.2026 20:01

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahishttps://jojobet5668.com/jojobet girişsekabet