Rolando Maran pas humbjes ndaj Finlandës: Disa vendime arbitrare ishin të pashpjegueshme

Shqipëria u largua pa pikë nga transferta ndaj Finlandës, ku u mposht 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit të takimit, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, komentoi paraqitjen e skuadrës dhe vendimet e gjyqtarit.

Të lidhura

None found

“Mendoj se e meritonim një rezultat pozitiv, madje edhe fitoren, pavarësisht se luajtëm me 10 lojtarë. Ekipi luftoi dhe u përpoq të ndërtonte aksione për të krijuar diçka. Megjithatë, u penalizuam”, u shpreh Maran.

Tekniku italian theksoi se skuadra duhet të përmirësohet dhe ta nisë nga e para, ndërsa kritikoi disa prej vendimeve të arbitrit, të cilat i cilësoi të pashpjegueshme. Në të njëjtën kohë, ai falënderoi tifozët shqiptarë për mbështetjen e dhënë edhe në Finlandë.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Sa i përket zëvendësimit të Hoxhës, Manaj ishte i nevojshëm për ne dhe mund të shfrytëzonim edhe hapësirat që krijonte Muçi. Gjithsesi, u penalizuam në mundësinë për të bërë ndryshime të tilla, përfshirë zëvendësimin e Hoxhës pas kartonit të kuq”, deklaroi Maran.


Shtuar më 3.10.2026 17:33

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet