Alketa Vejsiu rrëfen martesën larg kamerave: Jam njohur me të pa bërë ende 20 vjeç, kemi një marrëdhënie të stabilizuar prej vitesh

Alketa Vejsiu ka folur hapur për marrëdhënien me bashkëshortin e saj gjatë intervistes televizive, duke ndarë disa nga arsyet pse ka zgjedhur ta mbajë jetën familjare larg vëmendjes publike.

Moderatorja, e cila rrallëherë flet për bashkëshortin dhe pothuajse nuk e ekspozon atë në rrjetet sociale, u përball me pyetjet e Luiz Ejllit rreth mënyrës se si e përkufizon veten jashtë televizionit.

Të lidhura

None found

“Nëse shkon diku dhe nuk të njohin, si e prezanton veten?”, e pyeti Luizi.

Pasi Ejlli tha me humor se ai prezantohet si “burri i Kiarës”, Alketa iu përgjigj se do ta merrte të njëjtin model.

“Do të them: jam gruaja e Ardianit, një burrë i jashtëzakonshëm që gjithë jetën më ka trajtuar si një grua të veçantë, mamaja e Lionelit dhe Nikollës dhe Alketa, një vajzë e mirë që bën edhe televizion herë pas here”, tha ajo duke qeshur.

E pyetur nëse është xheloze ndaj bashkëshortit, Vejsiu u përgjigj shkurt:

“Nuk jam, sepse nuk më jep shkak.”

Ajo shpjegoi gjithashtu pse ka zgjedhur të mos e publikojë bashkëshortin në rrjetet sociale.

“Respektoj dëshirën dhe lirinë e tij, sepse nuk është njeri që i përket botës së showbizit. Kështu ka qenë që në fillim dhe unë respektoj limitet e partnerit, ashtu siç ai më ka dhënë lirinë të jetoj plotësisht pasionin tim.”

Sipas saj, kjo ka qenë pjesë e ekuilibrit të marrëdhënies së tyre që në fillimet e saj.

“U njohëm kur ende nuk i kisha mbushur 20 vjeç”.

Alketa tregoi se me bashkëshortin është njohur në një moshë shumë të re.

“Unë jam njohur me të pa bërë ende 20 vjeç, ai ishte 33 vjeç, një djalë i ri dhe i pjekur, i cili e pa që unë kisha rrugë për të bërë dhe nuk donte kurrsesi që planet tona familjare ta ndërprisnin rrugën time për të bërë atë që më bën të lumtur.”

Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre është prej vitesh e konsoliduar dhe se nuk ndien nevojën ta testojë apo ta ekspozojë publikisht.

“Ne kemi një marrëdhënie të stabilizuar prej vitesh që nuk ka nevojë për teste të kësaj natyre”, tha Vejsiu.

“Familja është projekti ynë më i madh”

Luiz Ejlli e pyeti gjithashtu se çfarë e bind se bashkëshorti nuk e tradhton. Alketa u shpreh se kjo nuk është një çështje që e shqetëson.

“Nuk e kam fare këtë shqetësim. Nuk ka të bëjë me sigurinë në vetvete, por me një pakt të heshtur që bëjnë dy njerëz kur vendosin të ndërtojnë projekte të mëdha së bashku.”

Sipas saj, projekti më i rëndësishëm i çiftit mbetet familja.

“Projekti më i madh janë fëmijët, është familja, pastaj janë edhe disa projekte të bukura që lidhen me ëndrrat tona të përbashkëta.”

Moderatorja shtoi se nuk e ndien nevojën të fokusohet te gjërat jashtë rrethit të saj familjar.

“Unë e kam çdo ditë para syve pikturën e jetës time. Nuk merrem me askënd që është jashtë orbitës ku rrotullohemi ne të katërt.”

Në fund, Alketa e përshkroi veten me një metaforë karakteristike:

“Mendoj se i përmbush të gjitha kriteret për të qenë një grua që mund të qëndrojë gjatë në kohë, si një këngë që nuk del kurrë nga moda.”


Shtuar më 3.10.2026 16:15

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet