Policia ka shoqëruar një person, i cili dyshohet se ka ndezur zjarret në fshatrat e Peqinit, tri ditë pas përhapjes së flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, ai e ka ndezur zjarrin për nevoja personale, por flakët janë përhapur me shpejtësi në zonat me shkurre dhe bimësi, të ndihmuara edhe nga erërat e forta.
Të lidhura
None found
Që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, në operacionin për shuarjen e vatrave aktive janë përfshirë qindra forca dhe dhjetëra mjete nga 11 bashki.
Ndryshimi i vazhdueshëm i drejtimit të erës dhe dinamika e zjarrit kanë bërë që flakët të përfshijnë edhe një banesë të pabanuar.
