Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK heton shpërdorimin e detyrës dhe shkeljen e barazisë në tendera

Një ditë pas kontrollit në banesën e biznesmenit amerikano-izraelit Ron Yeffet, Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar hetime për dy vepra penale: shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Procedimi ka nisur kryesisht mbi bazën e disa audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj. Në këto biseda shfaqet Yeffet duke komunikuar me dy shtetas të huaj, të identifikuar si Igor dhe Sergei.

Të lidhura

None found

Sipas deklarimeve të Ahmetajt, bisedat lidhen me një skemë të dyshuar të trafikimit të armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë.

Burimet bëjnë me dije se hetimi po përqendrohet edhe te dyshimet se kompanitë e Yeffet janë favorizuar nga zyrtarë shtetërorë në lidhjen e kontratave.

Subjektet kryesore të hetimit janë kompanitë Timak Defence dhe ADVANCED ARMS TECHNOLOGY. TIMAK Defence zotërohet në masën 80 për qind nga TIMAK, ndërsa 20 për qind e aksioneve i përkasin KAYO.

Ron Yefeti, ka në pronësi 49 për qind të kompanisë Timak, ndërsa 51 për qind zotërohen nga Arjeta Puca. Në rastin e ADVANCED ARMS TECHNOLOGY, 80 për qind e aksioneve i përkasin UNO 18 dhe 20 për qind shtetit, përmes KAYOS. Kompania UNO 18 ka dy aksionerë, Ron Yeffet dhe Arejta Puca, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve secili.

Hetuesit e BKH-së kryen kontroll në vilën që përdorej nga biznesmeni Yeffet. Ai u gjet në banesë dhe, ndër të tjera, iu sekuestrua edhe telefoni celular.

Ndërkohë, në lidhje me drejtorin e kompanisë shtetërore KAYO, Ard Veliu, grupi hetimor shkoi në banesën e tij në mëngjes, por nuk e gjeti pasi ishte nisur drejt punës.

Më pas, hetuesit shkuan në ambientet e KAYO-s, ku zbatuan në zyrën e tij të punës vendimin e Gjykatës së Posaçme për kontrollin personal. Ky veprim përfshinte edhe marrjen e telefonit celular. Po ashtu, u sekuestruan dokumente dhe telefoni i një zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kontrolli në institucionin e mbrojtjes zgjati 1 orë e 30 minuta. Në ambientet e kompanisë TIMAK u morën dhjetëra faqe dokumente, kryesisht kontrata. Ndërkohë, SPAK ka firmosur fletëthirrjet e para për marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen.

Arben Ahmetaj ka lënë të kuptohet se disponon edhe audio-përgjime të tjera, në qendër të të cilave ndodhet biznesmeni Yeffet.


Shtuar më 3.10.2026 13:26

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbet girişholiganbetholiganbet girişholiganbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişzbahissekabet