Teuta vijon të japë sinjale të forta se synon titullin e “Abissnet Superiore”. Pak ditë përpara rikthimit të kampionatit, skuadra durrsake konfirmoi formën e saj të mirë edhe në një ndeshje miqësore, ku triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Kukësit.
Të lidhura
None found
Pedro, Umejiego dhe Daci ishin ndër lojtarët më të spikatur në këtë përballje, ndërsa në listën e shënuesve u regjistruan edhe Wotlai dhe Kallaku. Fitorja tregon se ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova po përgatitet seriozisht për rikthimin në krye të renditjes dhe vazhdimin e paraqitjeve pozitive.
Takimi i radhës për Teutën do të jetë ndaj Skënderbeut. Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 18:30, në stadiumin “Niko Dovana”. Aktualisht, “Djemtë e Detit” mbajnë vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Egnatia dhe Dinamo, që ndjekin nga pas.
